Reuters: Departamenti Amerikan i Shtetit: Turqia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Gylenit, por jo për grushtin e shtetit

Reuters: Departamenti Amerikan i Shtetit: Turqia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Gylenit, por jo për grushtin e shtetit

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka thënë ditën e martë se Turqia ka bërë kërë një kërkesë zyrtare për ekstradimin e klerikut turk Fethullah Gylen, por jo për çështjen e përpjekjes së fundme për grusht shteti, orkestruesi i së cilës ata thonë se ka qenë pikërisht Gyleni.
“Tani ne mund të konfirmojmë se Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gylenit,” - u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së djeshme. Deri më tani zyrtarët amerikanë patën thënë se e kishin marrë në shqyrtim dokumentacionin e dërguar prej Turqisë, mirëpo nuk mund të shpreheshin me siguri nëse ai përbënte mirëfilli një kërkesë zyrtare për ekstradim.
Toneri deklaroi para gazetarëve se kërkesa zyrtare për ekstradim e Turqisë nuk e përmban fare çështjen e tentativës për grusht shteti që ndodhi muajin e shkuar, por përqendrohej më tepër mbi akuza të tjera të hedhura prej autoriteteve në Ankara.

Please publish modules in offcanvas position.