Në sulmin vetëvrasës në Jemen jetën e humbën së paku 60 veta, SHI-ja merr përgjegjësinë

Në sulmin vetëvrasës në Jemen jetën e humbën së paku 60 veta, SHI-ja merr përgjegjësinë

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në të cilin humbën jetën të paktën 60 persona, njoftoi agjencia Amak, përmes së cilës SHI-ja dërgon njoftim.

Në sulmin vetëvrasës ndaj kampit ushtarak për trajnim në Aden jetën e kanë humbur së paku 60 veta, ndërsa dhjetëra janë lënduar, kumtoi organizata Mjekë pa kufijë.

Sulmuesi me automjet është përplasur në grupin e rekrutëve.

Sulmi është kryer në pjesën veriore të Aden, ku ka pjesëtarë të Rezistencës popullore, forca lokale të cilët e ndihmojnë armatën që t'i dëbojnë Hutët nga kryeqyteti i Jemenit, Sana.

Hutët kanë mbështetjen e Iranit.

Në Jemen ka përleshje pasi Arabia Saudite filloi intervenim ushtarak kundër kryengritësve shiitë hutë. nh/mp/11:15.

Please publish modules in offcanvas position.