Një ditë pas gursht-shtetit nga puna përjashtohen 52 mijë persona

Një ditë pas gursht-shtetit nga puna përjashtohen 52 mijë persona

Pas një skenarit të pasuksesshëm për puç pushohen nga puna 52 mijë persona nga institucione të ndryshme të Turqisë, përfshirë këtu edhe Dijanetin e Turqisë.

Lista e personave të pushuar nga puna në Turqi pas puçit të dështuar

  • Numri i përgjithshëm 51.966
  • Institucioni për Mbikëqyrje të Tregut Energjetik (EPDK) 25
  • 257 Kryeministri
  • 36.200 Ministria e Arsimit
  • 492 Dijaneti
  • Institucioni i Lartë për Gjykatës dhe Prokurorë (HSYK) 2.845
  • Institucioni i Lartë Arsimorë (YOK) 1.577 Dekanë dhe 4 Rektorë
  • 1.500 Ministria e Financave
  • Të punësuar nëpër administrata të ndryshme 8.777
  • Ministria e Politikës Sociale 393

Të dhënat janë nga data 20.07.2016, numri i të pushuarve nga puna mund të jetë rritur.

Lista e të burgosurve pas puçit të dështuar

  • Numri i përgjithshëm 7.543
  • 6.038 Ushtarë
  • 735 Gjykatës dhe Prokurorë
  • 650 Civil
  • Polic 100

Të dhënat janë nga data 18.07.2016, numri i burgosurve mund të jetë rritur.

U Mbyllën 138 Mediume dhe Paraburgim Për 49 Gazetarë

  • 45 Gazeta
  • 49 Gazetarë
  • 29 Shtëpi Botuese
  • Radio 23
  • 3 Agjenci të Lajmeve
  • 7 Web Portale
  • 15 Revista
  • 16 Televizione

Të dhënat janë nga data 27.07.2016, numri i burgosurve mund të jetë rritur.

Hakmarrja e Erdoganit Presidenti i Turqisë po e shkatërron demokracinë që turqit rrezikuan jetët e tyre për ta mbrojtur

The Economist a651d

Shumë ka mbetur e panjohur rreth përpjekjes për grusht shteti në Turqi gjatë natës së 15 korrikut. Pse qe realizimi i tij aq i dobët? A ishte kjo një shkallë e re e sofistikimit të konspiracisë? A ishin puçistët nga radhët e sekularistëve të vjetër, ashtu siç thuhej në komunikatën e tyre fillestare; apo ata qenë mbështetësit e një kleriku mysliman që jeton në një ekzil të vetëimponuar, si Fethullah Gyleni, siç pretendon qeveria turke? Spastrimi është aq i gjerë dhe i thellë – duke prekur të paktën 60.000 njerëz – dhe njerëzit e përngjasojnë atë me spastrimin e rrëmujshëm të Irakut prej baath-istëve nga ana e Amerikës. Kjo e kapërcen çdo lloj dëshire dhe vullneti për të ruajtur sigurinë e shtetit. Presidenti Erdogan është i vendosur që ta njësojë edhe mendimin ndryshe me tradhtinë ndaj vendit; tanimë është ai që po organizon grushtin e tij të shtetit ndaj pluralizmit në Turqi. I pakufizuar dhe i pakushtëzuar nga asgjë, ai mund ta drejtojë vendin drejt një kaosi dhe konfliktesh të tjera. Por kjo, në vetvete, përbën rrezik serioz për fqinjët e Turqisë, si edhe për Europën dhe Perëndimin në përgjithësi. Aleatët perëndimorë të Turqisë duhet t’i kërkojnë menjëherë z. Erdogan që të ndalë përpara ligjit dhe ta respektojë atë. Po sikur ai të mos e dëgjojë popullin? Turqia është një aleat jetik përsa i përket luftës kundër Shtetit Islamik. Ajo kontrollon gjithë kufirin Juglindor të Evropës, përfshi këtu edhe shpërndarjen e gjithçkaje, duke nisur nga gazi natyror deri te refugjatët sirianë. Evropa nuk mund të ndryshojë gjeografinë, mirëpo mund ta mbrojë veten nga të kthyerit në një vend vulnerabël, duke nisur nga një sistem më i mirë për kontrollimin e kufijve të jashtëm të BE-së, deri te trajtimi i azilkërkuesve. Dhe, megjithëse z. Erdogan mund të ketë shumë letra në dorë, ai nuk është imun ndaj çdo lloj presioni. Të mos harrojmë që vetëm shumë pak para përpjekjes për grusht shteti ai rregulloi marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin dhe Rusinë.

Turqia në rrugën e autokracisë islamike

DW be4a9

Nuk duhet të bëhesh pjesë e teorive të komplotit. Por a ka mundësi që ushtria – pas më shumë se dymbëdhjetë vjetësh Erdogan si kryeministër dhe president – të mos ketë asnjë ithtar të AKP-së në radhët e oficerëve të saj të rangut të lartë? A është vërtetë e mundshme, që një tentativë për puç të mos jetë nuhatur aspak prej shërbimit sekret turk?

E si ka mundësi që Erdogani në mëngjes pas puçit pati një listë me 3000 gjyqtarë, që duheshin pushuar? Të gjitha këto janë pothuajse të pamundura. Ndaj Erdogani ndonëse nuk e ka inseknuar vet puçin, ai e ka shfrytëzuar atë, për të larë hesapet në Turqi – me gjyqtarët e gazetarët kritikë, me të gjithë ata, që i përmbahen idealit themelues të Turqisë sekulariste. E duke dashur të “spastrojë” vendin e tij – një analogji e tmerrshme kjo me spastrimet e Stalinit në vitet 1930 – ai tregon, se nuk është më një demokrat, që do t’u përmbahet rregullave të kushtetutë së tij. Rivendosja e dënimit me vdekje përfshihet këtu në mënyrë eksplicte.

Erdogan ka qëllim të nxjerrë Turqinë nga NATO?

Al Jazeera ef658

SHBA ka kohë që e ka përqafuar Turqinë si një aset strategjik, pavarësisht abuzimit të kësaj të fundit me demokraci. Për dekada me radhë, Uashingtoni ka mbajtur marrëdhënie të ngushta strategjike me Ankaranë pavarësisht katër grushteve të shtetit ushtarak, në vitin 1960, 1971, 1980, 1997, dhe edhe pas pushtimit të saj të Qipros në vitin 1974. Pavarësisht sulmeve të përsëritura terroriste në Stamboll dhe qytete të tjera turke, turqit ndihen sikur shqetësimet e tyre specifike dhe interesat “nuk respektohen” brenda Këshillit të Atlantikut të Veriut. Të gjitha ngrenë pyetjen: Çfarë ndodh në qoftë se Ankaraja pezullohet nga aleanca? Alternativa dhe pasojat e tij Nëse Turqia lë NATO-n, rreziqet ndaj sigurisë së saj janë minimale. Ajo ka një nga shpenzimet më të mëdha ushtarake dhe më të lartën prej fqinjëve të saj ose prej aleatëve të saja në NATO, me përjashtim të SHBA-ve. Së pari, ajo do të jetë e ekspozuar për të qenë një klub ushtarak i kombeve me ndikim, me mbizotërim të krishterë, me pasoja të rënda për operacionet e saj jashtë zonës. Së dyti, NATO do të gjejë vështirësi, nëse jo krejtësisht e pamundur, për të fituar luftën kundër ISIS. Së treti, nëse Turqia do të destabilizojë, pasojat do të jenë të rënda për Europën dhe potencialisht mund të forcojë ISIS. Së katërti, ajo do të inkurajojë Rusinë të veprojë me agresion në rajon. Dhe së pesti, SHBA dhe NATO do të humbasin pesë objektet e tyre të mëdha ushtarake në Turqi. Pra, do të largohet Turqia nga NATO? Realisht, Turqia nuk ka mundësi të forta alternative për në NATO apo BE.

Turqia po kalonte tashmë prej një grushti shteti të ngadalësuar-nga Erdogani, jo nga ushtria

g 8194b

Ç’është e vërteta, shumë vetë do të deklaronin se Turqia gjendej nën kthetrat e një grushti shteti të ngadalësuar, por ky nuk po zhvillohej nga ushtria, por nga vetë Erdogani. Vetëm tri vitet e fundit ai ka marrë në kontroll thuajse të gjitha pikat kyçe të pushtetit në Turqi. Përpjekja për grusht shteti, atë mbrëjme, ishte njëçështje e dobët, si një bombë me sahat e mbetur në dorë. Ishte një përpjekje për të marrë në dorë kontrollin e një shoqërie komplekse me taktikat tashmë të dala boje, duke vënë nën kontroll kanalin televiziv shtetëror dhe duke nxjerrë tankët nëpër rrugë. Sikur ata që e organizuan të mos kishin dëgjuar kurrë për rrjetet sociale, ndërkohë që Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani, iu drejtua mbështetësve të tij përmes FaceTime-it, duke u kërkuar atyre që të dalin menjëherë në rrugë. Turmat filluan të vraponin pas “puçistëve” si të ishin duke ndjekur pula, duke u bërë të ditur se është më mirë që të kthehen në kazerma para se gjaku të mbulojë gjurin. Megjithatë, pati të paktën 200 vetë që humbën jetën mes civilëve, policëve dhe forcave të armatosura.  Në fakt, më shumë se sa pse dështoi kjo përpjekje për të rrëzuar qeverinë, pyetja duhet të ishte përse u organizua. Edhe pse linte shijen e një dëshpërimi amatoresk, kjo vjen si pasojë e faktit se organizatorët menduan se ky ishte shansi i tyre i fundit për t’i thënë “ndal!” qeverisë së Presidentit Erdogan prej marrjes së ushtrisë plotësisht në kontroll. Në fillim të muajit gusht këshilli më i lartë i ushtrisë do të bënte mbledhjen e tij të përgjithshme, ku do të vendosej se kush duhej promovuar, kush duhej nxjerrë në pension dhe kush duhej nxjerrë fare nga radhët e ushtrisë. Vetëm ditët e fundit, organet e shtypit pranë qeverisë po linte të kuptohej se do të kishte një spastrim edhe në radhët e ushtrisë.

Erdogan, Presidenti i pamëshirshëm i Turqisë

BBC 31d6b

Gazetarët turq hetohen dhe gjykohen, gazetarët e huaj ngacmohen dhe deportohen. Muajin e shkuar, policia bastisi gazetën më të madhe të Turqisë, Zaman. Stafi i saj doli i gjakosur dhe i frikësuar… Në vitin 2013, Erdogan triumfoi ndaj elitës ushtarake, kur oficerët e lartë u burgosën përjetë, me akuzën se po tentonin rrëzimin e partisë së Erdogan”.

“Kritikët e akuzojnë Erdogan se përdor gjyqësorin për të heshtur kundërshtarët politikë. Por mbështetësit e lavdërojnë pasi ai ka vënë poshtë edhe figura të rëndësishme, që shiheshin si gardianët e shtetit të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturk”.

Pasi thekson shtypjen me dhunë të protestave dhe rastet korruptive që i kanë shpërthyer në gjirin e qeverisjes së tij, BBC thotë se “Erdogan ia dedikon suksesin politik gjatë dekadës së shkuar stabilitetit ekonomik, me një rritje ekonomike prej 4.5 përqind”.

“Por në vitin 2014, ekonomia nisi rënien dhe papunësia nisi të rritet”.

Please publish modules in offcanvas position.