Sipas informatave të agjencisë së lajmeve turke CIHAN, gjiganti televiziv anglezë BBC do të emitoj një program ku si temë do të shtjellojë temën e “luftës së tretë botërore” duke u bazuar në “hipotezën” nëse Rusia do ta okuponte Letoninë.
Ja, lufta e tretë botërore e BBC:
Në prezantimin e programit të ashtuquajtur, “Brenda Dhomës së Luftës”, dhe që do të emitohet më vonë në ekranet televizive të BBC, bëhet të ditur se pas krizës në Ukrainë dhe pas ndërhyrjes së Rusisë në Siri, e bën më se të mundur përplasjen e liderëve botërorë në mesin e tyre”.
Shtypi anglez bëri të ditur se të ftuarit në programin që do të transmetohet në ekranet e BBC do të jenë strategë dhe diplomatë anglezë, të cilët do ta shtjellojnë çështjen për një lojë të mundur, “lojë lufte”, mbi atë se çfarë do të kishte ndodhur nëse Rusia do ta okuponte Letoninë. Sipas skenarit, pas “okupimit të Letonisë” NATO do të ndërhy dhe SHBA-të do të tentoj përdorimin e armës nukleare.
Imitimi i programeve të tilla nëpër ekranet televizive evropiane, në një periudhë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s janë tepër të tensionuara është një akt që tërheq shumë vëmendje.