Gjermania në krizë energjetike, Berlini fik dritat për të kursyer

Gjermania në krizë energjetike, Berlini fik dritat për të kursyer

200 ndërtesa në Berlin fikën dritat të dielën, një akt që tregon se duhet marrë seriozisht kursimi i energjisë elektrike.

Që nga fundi i korrikut, gjashtë institucione nuk i ndezin më dritat sipas administratës mjedisore të Senatit. Shtëpia e Operës Shtetërore dhe Bashkia e Berlinit janë ende të ndezura aktualisht, por së shpejti edhe ato do ti fikin dritat.

Punonjësit e një kompanie elektrike do të fikin çdo ditë nga 120 prozhektorë tek ndërtesat, por nuk do t’i çmontojnë.

Berlinit sigurisht që nuk do të kursejë para në fillim me këtë lëvizje, por sipas administratës së Senatit, kostot e kësaj fikjeje janë të ngjashme me kostot vjetore të energjisë elektrike prej 40,000 euro.

Prandaj, në një periudhë kohore afatshkurtër ly është “efekti më domethënës i kursimit të energjisë që është vendimtar për masën, jo efektiviteti i pastër i kostos”.

“Në funksion të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënimeve të Rusisë ndaj politikës energjetike, është e rëndësishme që ne ta përdorim energjinë tonë me sa më shumë kujdes që të jetë e mundur”, tha senatorja për mjedisin Bettina Jarasch.

Kjo vlen edhe për autoritetet publike në veçanti. Në këtë situatë, fikja e dritave është “përfundimisht e justifikueshme, për të dhënë një kontribut të dukshëm”.