Blenë valixhen në ankand, gjejnë eshtrat e një njeriu

Blenë valixhen në ankand, gjejnë eshtrat e një njeriu

Familja e bëri zbulimin tronditës në shtëpinë e tyre në South Auckland, pasi hapi valixhet që kishte blerë në ankand. Sipas policisë, familja nuk është e dyshuar për këtë ngjarje.

Mësohet se valixhja u ble nga familja, së bashku me shumë sende të tjera, në një kompani, që po pastronte mallrat e braktisura.

Si shumë të tjerë që blejnë sende të harruara apo të braktisura dhe ata shpresonin që të gjenin aty ndonjë gjë me vlerë.

Pas zbulimit makabër, ata njoftuan menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pikë së pari për të identifikuar viktimën dhe personat përgjegjës që e kanë vendosur aty.