Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë, gjashtë muaj nga agresioni rus – rritet frika për sulme të reja

Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë, gjashtë muaj nga agresioni rus – rritet frika për sulme të reja

Ukrainasit do të shënojnë 31-vjetorin që kur u çliruan nga Bashkimi Sovjetik, dhe njëherit do të shënojnë ditën e Pavarësisë.

Pikërisht në këtë ditë shënohet edhe gjashtë mujori që kur forcat ruse filluan pushtimin e vendit, dhe kjo festë po pritet me frikë për kërcënime të reja nga toka, ajri dhe uji.

E si preventivë, autoritetet e atjeshme kanë ndaluar tubimet në Kiev, dhe turmat assesi nuk lejohen të krijohen në veçanti në Kharkiv në lindje të vendit ku po vazhdojnë luftimet e ashpra.

Në anën tjetër qeveria e këtij vendi ka hapur një lloj ekspozite në kryeqytetin ukrainas, ku shihen tanket dhe mjetet e tjera të blinduara të Rusisë që janë shkatërruar apo sekuestruar gjatë luftimeve.