Sekuestrohet drogë me vlerë 1.1 miliardë dollarësh në blloqe mermeri

Sekuestrohet drogë me vlerë 1.1 miliardë dollarësh në blloqe mermeri

Policia australiane njofton se ka sekuestruar një sasi të madhe droge të llojit kristal, e njohur ndryshe si “akull”, me vlerë 1.1 miliardë dollarë, e fshehur në blloqe të mëdha mermeri.

Droga e sekuestruar, konsiderohet si sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vend, u gjet në disa kontejnerë që shërbenin për produktet detare.

Në total në portin e Sidneit u kapën 1800 kg metilamfetaminë, në një operacion që zgjati një javë nga autoritetet australiane, pasi droga ishte fshehur në kontejnerë të ndryshëm.

“Ajo që mësuam sot është se kapacitetet e kësaj sindikate kriminale, në volum dhe sasi janë tepër të mëdha. Këto shifra janë shqetësuese”, u shpreh zyrtari i policisë.