Mijëra rusë të paaftë për luftë, kthehen në shtëpi

Mijëra rusë të paaftë për luftë, kthehen në shtëpi

Mijëra rusë po kthehen në shtëpi, pasi janë konsideruar të paaftë për shërbimin ushtarak, duke shkaktuar një tjetër dhimbje koke për Rusinë.

Ky është rekrutimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi forcat e saj pësuan disfata të mëdha në fushën e betejës në Ukrainë, duke çuar në pakënaqësi të mëdha dhe ka detyruar mijëra burra të largohen për të shmangur rekrutimin. Mikhail Degtyarev, guvernator i rajonit të Khabarovsk në Rusinë lindore, tha se disa mijëra burra u thirrën për rekrutim brenda 10 ditëve, por shumë u konsideruan të paaftë. Putin pësoi një goditje të madhe të dielën pasi forcat ukrainase morën kontrollin e qytetit port strategjik të Limanit, fitorja e tyre më e madhe. Presidenti ukrainas, Zelenski ka deklaruar se Ukraina nuk ka shënuar sukses ushtarak vetëm në Liman, por edhe në Kherson. Ukraina kërkon gjithashtu të marrë në kontroll disa territore brenda rajonit të Luhanskut.