Mbi 5.000 refugjatë në idomeni presin që të hyjnë në Maqedoni

Mbi 5.000 refugjatë në idomeni presin që të hyjnë në Maqedoni

Vazhdon vala e refugjatëve drejt zonës neutrale mes Greqisë dhe Maqedonisë në rajonin e vendkalimit kufitar Idomeni, prej ku në 24 orët e fundit kanë kaluar dy mijë persona, kumtoi policia greke.

Në të njëjtën kohë në kampin për qëndrim të përkohshëm në vendkalimin kufitar Idomeni presin 1.900 refugjatë, të cilët janë të sistemuar në tenda dhe në autobusë, ndërsa 3.400 të tjerë janë para pompës së benzinës në rajonin, pasi që janë transportuar me 69 autobusë.

Policia greke supozon se në 24 orët e fundit do të rritet numri i refugjatëve në vendkalimin kufitar Idomeni, pasi që do të përfundojë greva e marinarëve grekë.

Për shkak të grevës së marinarëve në dy ditët e fundit nuk transportohen refugjatë.