Për 25 vjet janë vrarë të paktën 2.297 gazetarë

Për 25 vjet janë vrarë të paktën 2.297 gazetarë

Në 25 vitet e fundit të paktën 2.297 gazetarë dhe punonjës medialë janë vrarë, theksohet në raportin më të ri të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve (IFJ).

Vitin e kaluar në mbarë botën janë vrarë 112 gazetarë, ndërsa muajin e kaluar e humbën jetën shtatë punonjës medialë në një sulm me bombë në Kabul.

Përfaqësuesit e mediave botërore dje apeluan deri te qeveritë të mos i shohin gazetarë si armiq dhe të bëjnë më shumë për mbrojtjen e reporterëve të cilët raportojnë për lufta, krime dhe korrupsion.

Në konferencën e UNESKO-s pës siguri të gazetarëve në Paris liderët medialë apeluan të rritet presoni ndaj qeverive në vendet ku gazetarët sulmohen.