Merkeli të hënën për vizitë në Ankara

Merkeli të hënën për vizitë në Ankara

Kancelarja gjermane Angela Merkel javën e ardhshme në Ankara do të bisedojë me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu për ballafaqimin me krizën e refugjatëve, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Merkelit, Shtеfan Zajbert.

Ai shtoi se në konferencën donatore për Sirinë në Londër, Merkeli dhe Davutoglllu u dakorduan të takohen të hënën, që ta shqyrtojnë implementimin e planit për luftë kundër rrjeteve për kontrabandim dhe për kufizimin e migrimit.

Ndërkohë në takimin mes ministrave të punëve të brendshme të Gjermanisë, të Francës dhe të Greqisë në Athinë, ministri gjerman i Punëve të Brendshme Tomas de Mazier dha mbështetje për regjistrim të tërësishme të refugjatëve në Greqi dhe për organizimin e udhëtimit të mëtejmë të tyre.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.