Ekipet e shpëtimit sot tentojnë nga rrënojat të lirojnë më shumë se njëqind persona pas tërmetit të djeshëm të fuqishëm në jug të Tajvanit, pas çka erdhi deri te rrënimi i një ndërtese prej 17 kateve, me ç'rast e humbën jetën 19 persona, mes të cilëve edhe një vajzë e sapolindur dhe dy fëmijë të tjerë.
Numri i viktima rritet derisa ekipet e shpëtimit minojnë nën rrënoja duke kërkuar të mbijetuar pas tërmetit me fuqi prej 6,4 ballë sipas shkallës së Riterit, që dje e goditi qytetin Tajnan, transmetojnë mediat franceze.
Të paktën 250 persona prej të cilëve tre sot në mëngjes, veçmë janë shpëtuar nga rrënojat me ndihmën e vinçave, shkallëve dhe qenëve.
Ekipet e shpëtimit thonë se 124 persona ende konsiderohen si të zhdukur prej të cilëve 103 janë bllokuar shumë thellë në rrënojat e ndërtesës në të cilën ka pasur pothuaj se 100 banesa, deklaroi prefekti i Tajnan, Uilijam Laj.