Rikthimi i regjimit të vizave në Evropë do t’i kushtonte vendeve të zones Schengen rreth 100 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme, thotë organizata "France Strategie".
Marrëveshja e Schengenit është qendra e integrimit evropian. Por, nën presion të votuesve të alarmuar nga fluksi i paparë i refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, disa qeveri tashmë kanë rikthyer kontrollet e përkohshme në kufijtë e tyre me shtetet mike të Bashkimit Evropian, raporton Reuters.
Një studim i "France Strategie", organizatë e lidhur direkt me zyrën e kryeministrit francez, ka thënë se, rënia e turizmit ndërkufitar dhe rënia në tregti e sjellë nga "shkatërrimi" i zonës së lëvizjes pa viza do t’i kushtonte Evropës 0.8% sa i perket te ardhurave ekonomike në 10 vitet e e ardhshme.