Zelensky: Problemet me energjinë elektrike më të mëdha në Kiev

Zelensky: Problemet me energjinë elektrike më të mëdha në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se problemet energjetike në vend ishin ndër më të këqijat. Po ashtu ka shtuar se puna po vazhdon për të stabilizuar situatën.

Ai theksoi se problemet me të mëdha ishin evidentuar rreth Kievit dhe në gjashtë rajone të tjera.

Ministria e Energjisë njoftoi se furnizimet me energji elektrike ishin nën kontroll, pavarësisht nga një seri sulmesh ruse në infrastrukturën gjeneruese të energjisë dhe nuk kishte nevojë për panik.

Ndërkohë Ukraina së shpejti do të fillojë evakuimin e njerëzve që duan të largohen nga qyteti jugor i çliruar së fundmi, Kherson dhe zonat përreth, ka njoftuar një zyrtar i lartë, duke përmendur dëmet e shkaktuara nga forcat ruse.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se disa njerëz kishin shprehur dëshirën për t’u larguar nga Kherson dhe zona përreth Mykolaiv, rreth 65 km në veriperëndim.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.