Gjermania do t'i fshehë shpezët nga

Gjermania do t'i fshehë shpezët nga "gripi i shpendëve" në hapësira të mbyllura

Qeveria gjermane planifikon t'u urdhërojë të gjithë fermerëve t'i mbajnë shpendët në hapësira të mbyllura, për shkak të rrezikut nga zgjerimi i infektimit të ri të virusit të gripit të shpendëve, i cili sërish u paraqit në vend.

Siç njoftoi korespodenti i MIA-s nga Berlini, këtë informatë për mediat e konfirmoi edhe ministri gjerman i Bujqësisë, Kristian Shmit, sipas të cilit, kjo është një nga amsat me të cilat vendi do të luftojë kundër epidemisë së re të gripit të shpendëve, që e përfshiu Gjermaninë.

Para se të miratohet ndonjë vendim, Gjermania do të konsultohet me anëtaret e BE-së, mes të cilave me Holandën, Poloninë dhe Danimarkën.

Epidemia e re e virusit H5H8, i njohur si "gripi i shpendëve", fundjavën e kaluar është shpallur në Gjermani dhe Zvicër, ndërsa virusi sërish është vërejtur edhe në Austri, Hungari, Poloni, Holandë, Danimarkë dhe Kroaci.

Në Bruksel në këtë temë do të bisedojnë edhe ministrat e bujqësisë së vendeve-anëtare të BE-së.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.