Marrëveshja për riatdhesim midis BE-së dhe Turqisë pritet të hyjë në fuqi në qershor

Marrëveshja për riatdhesim midis BE-së dhe Turqisë pritet të hyjë në fuqi në qershor

Nga qershori pritet të hyjë në fuqi marrëveshja për riatdhesim midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë, deklaroi në konferencën për shtyp zëdhënësja e Komisionit Evropian Mina Andreeva.

Ajo precizoi se marrëveshja ka të bëjë me migrantët të cilët nuk kanë të drejtë të mbrojtjes ndërkombëtare në BE dhe të cilët në Evropë kanë hyrë përmes Turqisë.

Me marrëveshje shtesë rregullohet riatdhesimi i shtetasve turq, të cilët nuk kanë të drejtë të qëndrimit në BE.

Andreeva theksoi se KE-ja ka propozuar që Turqia të përfshihet në listën e të ashtuquajturave shtete të sigurta, qytetarët e të cilëve nuk kanë të drejtë në azil politik në BE.

Please publish modules in offcanvas position.