Australia e ndryshon kartëmonedhën e saj prej pesë dollarësh në imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeta

Australia e ndryshon kartëmonedhën e saj prej pesë dollarësh në imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeta

Australia do të zëvendësojë kartëmonedhën e saj prej pesë dollarësh australianë me mbretëreshën Elizabeta Dytë me dizajn të ri që do të pasqyrojë dhe nderojë historinë e kulturës indigjene të kontinentit, njofton sot Banka Kombëtare e vendit.

Vendimi pasoi pas konsultimeve me qeverinë federale, e cila e mbështeti ndryshimin, thuhet në njoftim.

Shtojnë se në anën tjetër të kartëmonedhës, si deri më tani, do të jetë fotoja e parlamentit.

Autoritetet australiane pas vdekjes së Elizabeta Dy njoftuan se imazhi i mbretit Çarls i Tretë nuk do të zëvendësojë automatikisht imazhin e mbretëreshës së ndjerë britanike në kartëmonedhën prej pesë dollarësh dhe se ai mund të zëvendësohet me motive australiane.

Kartëmonedha australiane prej pesë dollarësh është e vetmja kartëmonedhë në vend që mban imazhin e Mbretëreshës.

Në monedhat australiane duhet të qëndrojë imazhi i monarkut britanik, dhe monedhat e reja do të kenë imazhin e mbretit Çarlsi i Tretë.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.