Në Paris më shumë se 10.000 ton mbeturina në rrugë

Në Paris më shumë se 10.000 ton mbeturina në rrugë

Në rrugët e Parisit ka mbi 10.000 tonë mbeturina për shkak të grevës së punëtorëve të qytetit për grumbullimin e mbeturinave, njoftuan sot autoritetet e qytetit.

Autoritetet e kryetares socialiste të Parisit, Ane Hidalgo, treguan se asnjë kamion i vetëm për grumbullimi i mbeturinave nuk ka dalë në rrugë.

Ata janë në grevë prej 12 ditësh kundër reformës në sistemin e pensioneve, e cila parashikon daljen në pension në moshën 64 vjeç, në vend të 62-të si më parë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanen tha se ka kompani që janë angazhuar për largimin e mbeturinave.

Reforma në sistemin e pensioneve, të cilën Qeveria po e shtyn tani në Kuvend, ka shkaktuar një situatë kaotike me protesta të përditshme të shkallës së rrallë dhe greva.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.