Sulmi më i madh rus deri më tani me fluturake pa pilot, 40 drone të lansuara drejt Kievit

Sulmi më i madh rus deri më tani me fluturake pa pilot, 40 drone të lansuara drejt Kievit

Ushtria ruse ka lëshuar më shumë se 40 dronë në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, të cilët mbrëmë u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit, por një person ka humbur jetën, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Ndërsa Kievi përgatitej për festimin e sotëm për të shënuar përvjetorin e themelimit të tij, para 1541 viteve, ushtria ruse e ka kryer sulmin më të madh me dron mbi qytetin deri më tani.

Administrata ushtarake e Qytetit të Kievit njoftoi se ky ishte sulmi më i madh me fluturake pa pilot në qytet që nga fillimi i pushtimit rus, raporton Kiev Independent. Të paktën një person ka humbur jetën në sulmet dhe tre janë plagosur. Administrata e qytetit kumtoi përmes aplikacionit Telegram se ishin kryesisht drone Shahed të prodhuar nga Irani dhe se sulmi u zhvillua në disa valë.

Dita zakonisht shënohet me panaire në rrugë, koncerte të drejtpërdrejta dhe ekspozita të veçanta muzeale. Plane të ngjashme u bënë edhe këtë vit, por në një shkallë më të vogël.

"Historia e Ukrainës ka acaruar prej kohësh rusët e pasigurt", tha Andrij Jermak, shefi i Kabinetit të presidentit Volodimir Zelenski.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.