Numër rekord i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe

Numër rekord i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe

Numri i emigrantëve të vdekur këtë vit në Detin Mesdhe arriti në numër rekord 5.000, pas dy përmbytjeve të reja të anijeve, në të cilin supozohet se janë mbytur rreth 100 persona, njoftuan sot Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNCHR) dhe Organizata ndërkombëtare dhe migrime (IOM).

Dy barka të mbushura gome u përmbysën në Ngushticën e Sicilisë midis Italisë dhe Libisë, theksuan UNCHR dhe IOM në konferencën e përbashkët për shtyp në Gjenevë.

Përfaqësuesi i UNCHR-së, Uiliam Spindler dhe zëdhënësi i IOM-it, Xhoel Milman theksuan se "këto dy raste me siguri do ta rrisin numrin e përgjithshëm të të vdekurve këtë vit në 5.000, që është rekord i ri në këtë krizë deri më tani.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrime, rreth 3.777 emigrantë e kanë humbur jetën në det të hapur gjatë vitit të kaluar 2015.

UNCHR-ja bëri thirrje që disa shtete të hapin më shumë rrugë legale për pranim të refugjatëve.