Nuk ka të mbijetuar gjatë rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus në Detin e Zi

Nuk ka të mbijetuar gjatë rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus në Detin e Zi

Asnjë nga udhëtarët e aeroplanit ushtarak rus të tipit Tu-154, që sot u rrëzua në pjesën lindore të Detit të Zi në afërsi të qytetit Soçi, nuk e mbijetoi rrëzimin, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, gjeneral-majori Igor Konashenkov.

Ai saktësoi se në aeroplan ka pasur 93 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit dhe se deri më tani ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e katër personave. TASS, duke iu referuar burimeve ushtarake, paraprakisht njoftoi se në njërin nga trupat janë gjetur dokumente të cilat tregojnë se viktima ka qenë i punësuar si gazetar në televizionin "Kanal 1".

Konashanekov njoftoi se në gjurmimin për trupat e e udhëtarëve nga aeroplani janë përfshirë katër anije, pesë helikopterë dhe disa fluturake pa pilotë.

Aeroplani Tu-154 i Ministrisë ruse të Mbrojtjes u rrëzua në fluturimin nga Soçi drejt bazës ushtarake siriane "Hmejmim" tek Latakia, ku janë të stacionuara forcat ruse të përfshirë në operacionet në Siri. Aeroplani është zhdukur nga radarët në orën 5:40 sipas kohës së Moskës (3:40 sipas kohës së Evropës së Mesme).

Në aeroplan ka pasur 85 udhëtarë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Midis udhëtarëve kanë qenë edhe 65 anëtarl të ansamblit ushtarak për këngë dhe valle popullore "Aleksandrov", nëntë gazetarë dhe persona ushtarak.

Ansambli "Aleksandrov" duheshte të mbajë koncert të Vitit të Ri për ushtarët rusë të stacionuar në bazën "Hmejmim".

Fillimisht u kumtua se në fluturake ka pasur 91 persona, pastaj numri është rritur në 92, ndërsa tani njoftohet për 93 udhëtarë dhe të anëtarë të ekuipazhit.

Televizioni rus NTV informon se midis udhëtarëve në aeroplan ndodheshin edhe tre të punësuar të tyre. Në fluturaken kanë qenë edhe nga tre punonjës medial të kanalit televiziv ushtarak "Xvezda" dhe të televizionit "Kanal 1".

Paraprakisht, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë informoi se shërbimet e shpëtimit sot në mëngjes në gjashtë kilometra nga bregu i Soçit zbuluan një rrotë të aeroplanit të rrëzuar dhe një njollë më të madhe të vajit.

Konashanekov megjithatë njoftoi se copëzat nga fluturakja janë locuar në 1,5 kilometra nga Soçi, në thellësi prej 50 deri më 70 metra nën sipërfaqen detare.

Arsyjet për rrëzimin e aeroplanit tani për tani janë të panjohura. Sipas burimeve të aeroportit në Soçi, gjatë zhdukjes së aeroplanit nga radarët në rajon kanë mbizotëruar "kushte të mira të motit".

Një burim anonim nga Ministria e Mbrojtjes për mediat ruse ka deklaruar se me siguri arsye për rrëzimin e aeroplanit është problem teknik ose gabim i pilotit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov informoi se presidenti rus Vlladimir Putin gjatë gjithë kohë po merr informata për të gjithë hollësitë e reja rreth aksidentit.

"Ende është herët të thuhet diçka konkrete", porositi Peskov.

Ai informoi se Putini veçmë u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave dhe e ka emëruar kryeministrin rus Dmitrij Medvedev për udhëheqës të komisionit shtetëror i cili do të duhet t'i konfirmojl arsyet për rrëzimin e aeroplanit.

Kompania e sigurimit "Sogaz" ndërkohë njoftoi se familjeve të viktimave gjatë aksidentit aeroplanit do t'u paguajë dëmshpërblim në vlerë nga 5,8 milionë rubla (afërsisht 92.000 euro).