Dallimet sektare asnjëherë gjatë gjithë historisë Islame nuk janë shfaqur si pasoj i komentimit ndryshe të Itikadit (çështjeve të besimit), por dallimet e jurispodencës politike e kanë shpikur për vete edhe një sekt
Dënimi me varje e dijetarit shiit të Arabisë Saudite, Ajetullah en Nemr, bashkë me të edhe të një ideologu dhe tre shiitëve të tjerë, dukshëm nxiti tensionet mes Arabisë Saudit dhe Iranit. Edhe pse në mesin e tyre gjendeshin edhe 43 persona të tjerë për të cilët pohohej të kenë qenë pjesëtarë të Al-Kaedës, qëllimi i vërtet i Arabisë Saudite ishte të irritoj Iranin. Kryesia Saudite nuk është aq shkurt pamës sa të mos e perceptoj zemërimin dhe urrejtjen që do të shfaqte ky akt në botën e shiitëve. Jo, po ndodh e kundërta, Arabia Saudite me vetëdije mundohet që ta shty Iranin, të reagoj në gjendje të papërgatitur. Në anën tjetër Irani është duke përjetuar një krizë të thellë ekonomike dhe jo më shumë se 15 vite përmes raketave balistike dhe bombave atomike, jo vetëm në rajon, por synon që të ndryshoj baraspeshën e tërë botës. Arabia Saudite, këtë trend të lartësimit të armikut të tij mundohet ta ndaloj duke e shtyrë atë në lindje të hershme.
Nga ana tjetër mes interesave të Iranit dhe të Turqisë ekzistojnë kontradikta historike mbi të cila nuk mund të arrihet zgjidhje. Armiqësia e këtyre dy shteteve fqinje që njëri-tjetrin e njohin shumë mirë dhe që këto kontradikta ia kanë përshtatur librave të tyre prej një përvoje të gjatë historike vjen nga shtrirja e tyre gjeopolitike. Teokracia iraniane, tradita sunnite elastike e Turqisë në lidhjen fe-shtet dhe përfundimisht akumulimi laik është e mjaftueshme që kjo armiqësi të dal nga orientimi sektar dhe të marr një kahe reale politike. Ndërsa kontradikta e pashëruar mes Arabisë Saudite dhe Iranit nuk buron nga e njëjta arsye. Arabia Saudite në mënyrë të drejtpërdrejtë kapet pas armës sektare dhe Iranin e vret me këtë armë. Varja e Ajetullah en Nemri nga ana e Arabisë Saudite nënkupton se kjo armë ka marrë shënjestrën dhe ka goditur në cak.
Në këtë gjeografi, ku këmbët dhe duar e sekteve mbahen të lidhur me zinxhir nën tokë, dhe që janë duke u mbajtur të zaptuar me mijëra vështirësi, kjo monstër e sekteve tani më është afër çlirimit dhe përgatitet që të shkatërroj gjithë rajonin. Ndryshimet sektare e përbëjnë linjën më të rrezikshme në tërë rajonin.
Shoqëritë e Lindjes së Mesme, për dy arsye nuk arritën që të themelojnë modelin e lidhjes ndërkombëtare e pranuar në të gjithë botën, nga institucionet të brendshme dhe të jashtme hegjemone që funksionojnë sipas atij modeli. Arsyeja e parë është struktura e klaneve që pengon kalimin në një organizatë më të lartë kombëtare, e dyta është formimi i një lidhjeje alternative të strukturave të thella dhe të fuqishme sektare. Largimi prej një standardi të tillë të përgjithshëm e arriti vetëm Turqia edhe atë në saj të Perandorisë Osmane. Të mos harrojmë se ndasitë sektare nuk janë shkaktarë të përplasjeve shoqërore-politike, por rezultat i tyre. Dinastia arabe nuk është armik me Iranin për shkak të ndryshimeve sektare, por për shkak të konfliktit të interesave. Për të kaluar në gjendje më superiore në këtë armiqësi Arabia Saudite, kapet përmes ndasive sektare. Në këtë mënyrë kërkon përkrahe shoqërore për politikën e saj dhe fatkeqësisht atë është duke e gjetur. Të shtojmë edhe atë se; Dallimet sektare asnjëherë gjatë gjithë historisë Islame nuk janë shfaqur si pasoj i komentimit ndryshe të Itikadit (çështjeve të besimit), por dallimet e jurispodencës politike e kanë shpikur për vete edhe një sekt.
Me shekuj të tërë Perandoria Osmane dhe Irani kanë luftuar me njërin-tjetrin si dy armiq të pamëshirshëm, në periudhën kur dominonte faktori turk. Në fund, pasi asnjë anë nuk doli fitues ata formuan paqen më të gjatë në histori. Në fillim të shek. XIX, me shfaqjen e sektit Selefi në Arabinë Saudite, dhe përfaqësimi i saj nga kryesia e shtetit arab e prishi këtë baraspeshë. Aktivizimi i ulemasë Nexhef nga ana e Sulltan Abdulhamidit dhe mundi i tyre i palodhshëm në arritjen e marrëveshjes mes Shiitëve dhe Sunnitëve duhet të shërbej si model në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike. Mosmarrëveshja e nxitur nga kryesia e Arabisë Saudite është duke i hedhur lëndë djegëse një flake më të madhe që mund të jetë permanente: organizata ISIS, ekzistencën e saj e vazhdon përmes një komenti radikal të sektit zyrtar të Arabisë Saudite.
Shfaqja e figurës sektare në plan të parë do të thotë përhapje të mërisë dhe urrejtjes që vjen si pasoj e konkurrencës për të qenë sipërorë mes qeverive në masë të gjerë. Një gjë që nuk i përfiton asnjë ane, por vetëm që çon deri në shkatërrim të popujve.
Turqia në këtë përleshje politike nuk duhet ta përsërisë gabimin që e bëri me Sirinë, por duhet ta përcjell traditën e vjetër politike osmane që quhet “usul-u erkan” (metodologji), që të jep frutë në këtë situatë.