Të paktën 22 persona janë vrarë në një masakër në RD të Kongos

Të paktën 22 persona janë vrarë në një masakër në RD të Kongos

Të paktën 22 civilë janë vrarë dje në një masakër në provincën Kivu Verior në Republikën Demokratike të Kongos, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas të njejtit burim, incidenti ka ndodhur në qytetin Eringeti, ku një sërë sulmesh gjatë muajve të fundit e kanë humbur jetën 700 persona.

Përfaqësuesi i autoriteteve në Kivun Verior, Amisi Kalonda deklaroi se masakra është vepër e grupit kryengritës Forcat e bashkuara demokratike (ADF), pjesëtarët e të cilit në pjesën më të madhe janë myslimanë radikalë nga Uganda, të cilët shpesh kryejnë sulme në rajonet kufitare midis të dy vendeve.

Kalonda theksoi se të gjithë viktimat janë vrarë me shpuarje nga thika, që është karakteristike për likuidimet që i që i realizojnë pjesëtarët e ADF-së.

Gjatë dy viteve të kaluara në përleshje dhe sulme në Kivun Verior jetën e kanë humbur disa mijë civilë.