Ugandë: Gjatë përmbysjes së një anije për Krishtlindje u mbytën 30 persona

Ugandë: Gjatë përmbysjes së një anije për Krishtlindje u mbytën 30 persona

Të paktën 30 anëtarë të një klubi lokal futbolli në Ugandë dhe tifozët e tyre janë mbytur pasi që anija në të cilën po mbahej kjo festë u përmbys në liqenin Albert, njoftoi sot policia lokale.

Aksidenti ndodhi dje, në Krishtlindjet katolike.

"Uji ishte i qetë, por problemi u krijua kur njerëzit kanë kaluar në njërën anë të anijes dhe ajo u përmbys", theksoi komandanti i policisë Xhon Rutagira.

Ai shtoi se 15 persona janë shpëtuar.