Nga Berlini filloi marshi për Alepon

Nga Berlini filloi marshi për Alepon

Disa mijëra persona sot e kanë filluar marshin nga Berlini deri në Siri, duke apeluar në këtë mënyrë përfundimin e luftimeve në këtë vend.

Marshi për Alepon, në të cilin pjesëmarrësit kanë mbajtur flamuj të bardhë, ka filluar nga aeroporti i dikurshëm i Berlinit, Tempelhof.

Organizatorët planifikojnë që pjesëmarrësit çdo ditë të kalojnë 20 kilometra dhe për rreth tre muaj të ecin në këmbë nga Gjermania, përmes Çekisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Turqisë të arrijnë deri në Siri.

Pjesëmarrësit shpresojnë se do të arrijnë të paktën deri në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë dhe nëse kjo bëhet e mundur dhe të hyjnë në Alepo, i cili deri paradokohe ishte arenë e luftimeve të ashpra.