Dush të ftohtë në mes të Beogradit

Dush të ftohtë në mes të Beogradit

Edhe pse dimri është në periudhën e tij më të ftohtë, me mijëra emigrantë sirianë vazhdojnë të jenë në mëshirë të fatit teksa qëndrojnë në kampe të improvizuara, në periferi të kryeqytetit serb të Beogradit.

 “Daily Mail” sjell pamje të tmerrshme nga kushtet mjeruese, ku po jetojnë emigrantët sirianë në kampet e improvizuara, në pritje për të vazhduar rrugëtimin e tyre për ne Europë.

Një pjesë e emigrantëve sirianë janë vendosur në periferi të Beogradit në një depo të braktisur, e cila po shërben si një vendqëndrim për ta, por kushtet janë të tmerrshme.

Ata detyrohen të ngrohin ujë, duke ndezur zjarr për t’u larë, por shpesh e bëjnë këtë edhe me ujë të ftohtë, për privatësi... as që bëhet fjalë. Disa prej emigrantëve ushqehen nga vullnetarë që vijnë thuajse çdo ditë në këtë kamp. Rreth 110,000 njerëz kanë kaluar kufirin me Hungarinë që nga marsi, kur autoritetet serbe mbyllën kufirin. /TCH