Shtajnmaer: Vitin e ardhshëm do të ruhen procesi integrues në BE dhe lidhjet me SHBA-në

Shtajnmaer: Vitin e ardhshëm do të ruhen procesi integrues në BE dhe lidhjet me SHBA-në

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Valter Shtajnmaer shpreson se në vitin 2017 do të ruhen proceset integruese në BE, si dhe marrëdhëniet me SHBA-në në nivelin e tanishëm.

"Asnjëherë në këtë periudhë, prej që kur jam në politikë, nuk ka pasur aq shumë çështje të pazgjidhura si tani. Vitin e ardhshëm tema kryesore do të jenë ardhmëria e BE-së pas Bregzitit, siguria dhe stabiliteti në Evropë, konflikti i pazgjidhur ukrainas, si dhe ardhmëria dhe stabiliteti i marrëdhënieve transatlantike pas zgjedhjeve në SHBA. Konfliktet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, gjithashtu, shumë kohë presin zgjidhjen e tyre", theksoi Shtajnmaer, duke iu përgjigjur pyetjes se çka do të dëshironte në Vitin e Ri.

Ai shprehi dëshirë "që të respektohen themelet perëndimore të lidhjeve transatlantike" që të fillojë procesi politik në Siri.

"Shpresoj se edhe pas zgjedhjeve në Francë, Holandë dhe Gjermani do të formohen qeveri, të cilat janë për Evropë, e jo kundër saj, dhe nuk do të lejojnë që të vijë deri në ndërprerje të procesit eurointegrues", shtoi shefi i diplomacisë gjermane.