Gjermania dhe Turqia arritën përparim të rëndësishëm në përpjekjet për bindje të vendeve-anëtare të NATO-s për përfshirje të Aleancës në ballafaqimin me transportin ilegal të migrantëve përmes Detit Egje, publikoi gazeta gjermane "Frankfurter Algemajne Cajtung".

NATO-ja para marrëveshjes për mision antimigrues në Detin Egje

Gjermania dhe Turqia arritën përparim të rëndësishëm në përpjekjet për bindje të vendeve-anëtare të NATO-s për përfshirje të Aleancës në ballafaqimin me transportin ilegal të migrantëve përmes Detit Egje, publikoi gazeta gjermane "Frankfurter Algemajne Cajtung".

Gazeta, duke iu referuar burimeve në Qeverinë gjermane, njofton se Greqia "mund të bindet", që ta përkrahë propozimin për përfshirje të forcave të NATO-s në ballafaqim me krizën e refugjatëve. Athina deri tani ka shfaqur rezerva ndaj planeve për përfshirje të Aleancës në gjetjen e anijeve me migrantë dhe refugjatë, të cilët nga Turqia dërgohen drejt ishujve grek në Detin Egje. Sipas, "Frankfurter Algemajne Cajtung", në ditën e dytë të sotme nga takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s në Bruksel, një nga temat do të jenë edhe hollësirat e planit për fillim të misionit të forcave të Aleancës kundër migrimit ilegal në Detin Egje.

Please publish modules in offcanvas position.