Rusia e zvogëlon praninë ushtarake në Siri

Rusia e zvogëlon praninë ushtarake në Siri

Ministria ruse e Mbrojtjes fillon ta zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Siri, ndërsa bartësi i aeroplanëve "Admiral Kuznjecov" i pari do ta braktisë rajonin e konfliktit, deklaroi kryeshefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura ruse, Valeri Gerasimov.

"Sipas dekretit të presidentit rus Vlladimir Putin, Ministria e Mbrojtjes fillon ta zvogëlojë praninë e saj në Siri", theksoi Gerasimov.

Ai shtoi se anijet ushtarake të Flotës veriore, të udhëhequra nga bartësi i aeroplanëve "Admiral Kuznjecov", të parët do ta braktisin Sirinë.

Please publish modules in offcanvas position.