Studimet më të reja hulumtuese, të cilat i publikoi ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve, tregojnë se 5,5 milionë njerëz në vit vdesin për shkak të ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit vret nga 5,5 milionë njerëz në vit

Studimet më të reja hulumtuese, të cilat i publikoi ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve, tregojnë se 5,5 milionë njerëz në vit vdesin për shkak të ndotjes së ajrit.

Numri më i madh i rasteve të këtilla vdekjeprurëse janë nga vendet ku ekonomia zhvilohet shpejt, siç janë Kina dhe India. Fajtori kryesor për këtë është emetimi i grimcave të dëmshme nga centralet dhe fabrikat, gazrat shkarkues nga automjetet dhe nga djegia e drurit dhe qymyrit. "Në Pekin ose Nju-Delhi në një ditë të ndotjes së madhe, mundet që numri i grimcave të imëta, të njohura si PM2,5, mund të jetë edhe më i madh se 300 mikrogramë në një metër kub. Ndotja e lejuar është rreth 25 ose 30 mikogramë në një metër kub", shpjegoi njëri nga shkencëtarët e ekipit hulumtues, Den Grinbaum, nga Instituti"Health Effects" nga Bostoni. Thithja e grimcave mund ta rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, sulmeve në tru, problemeve respiratore, madje edhe karcinom. Derisa vendet e zhvilluara bënë hapa të mëdha për zgjidhjen e këtij problemi në disa nga dekadat e kaluara, numri i qytetarëve të cilët vdesin nga ndotja e ajrit në vendet në zhvillim është gjithnjë e më i madh. Sipas studimit të bërë, ndotja e ajrit shkakton më shumë raste vdekjeprurëse sesa faktorët e tjerë të rrezikshëm siç janë ushqyerja e pamjaftueshme, obeziteti, alkooli, droga. Për këtë arsye, ndotja e ajrit vendoset në vendin e katër të rreziqeve më të mëdha, menjëherë pas tensionit të lartë të gjakut, rrezikut dietik dhe pirjes së duhanit.

Please publish modules in offcanvas position.