Ja arsyeja se pse britanikët i ngasin makinat nga krahu i djathtë

Ja arsyeja se pse britanikët i ngasin makinat nga krahu i djathtë

Anglia është një nga vendet ku makinat drejtohen në krahun e majtë, me timonin e vendosur në të djathtë. Megjithatë Anglia nuk është i vetmi shtet, por e njëjta gjë ndodh edhe në Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës Jugore. Kjo nuk është bërë për të dalë ndryshe nga pjesa tjetër e botës.

Në fakt nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70% tjetër i botës. Zgjedhja për të drejtuar timonin e makinës në të majtë ka dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencoro/mekanik: që në Mesjetë, ushtarakët kanë qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën me dorën më të fortë, që është e djathta.

Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit . Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimin të udhëtimit në të djathtë, duke qenë dhe vetë mëngjerash.

Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e veturave të para. Freni i dorës në fillim u vendos në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë. Me përparimin teknologjik, freni i dorës zhvendoset brenda në veturë, në një pozicion qendror, për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë dhe keshtu vendi i shoferit lëvizi në të majtë