Pesë të lënduar gjatë shpërthimit në bërthamoren franceze Flamanvil

Pesë të lënduar gjatë shpërthimit në bërthamoren franceze Flamanvil

Pesë persona janë lënduar më lehtë sot gjatë shpërthimit në elektrocentralin bërthamor Flamanvil në Francën veriperëndimore.

Autoritetet lokale njoftuan se shpërthimi ka ndodhur jashtë zonës bërthamore të bërthamores, duke bindur se nuk ka rrezik për radiacion.

Të lënduarit kanë simptome të helmimit nga dioksid karboni.

Kompania energjetike franceze EDF njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në sallën e makinave në njërin nga dy reaktorët, me ç'rast ka shpërthyer zjarr.

Zjarri shpejtë është shuar, por reaktori është shkyçur nga rrjeti.

Të dy reaktorët me fuqi prej nga 1.300 megavatë janë ndërtuar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Në vijim është ndërtimi edhe i një reaktori të ri të centralit Flamanvil.