Frank-Vatler Shtajnmaer është president i ri gjerman

Frank-Vatler Shtajnmaer është president i ri gjerman

Ish ministri i Punëve të Jashtme Frank-Valter Shtajnmaer (61) është zgjedhur president i ri i Republikës Federale të Gjermanisë.

Me shumicë absolute prej 1.260 anëtarëve të Kuvendit federal gjerman, në të cilin anëtarë janë deputetët nga Bundestagu, përfaqësues të krahinave dhe persona tjerë publik të nominuar nga partitë politike, për trashëgimtar të presidentit të deritanishëm Joakim Gauk e zgjodhën socialdemokratin gjerman, i cili në detyrë si shefi i 12-të i shtetit gjerman do ta marr funksionin më 18 mars.

Paraprakisht, pasi Gauk për shkak të moshës së tij paralajmëroi se nuk do të kandidohet për mandat të dytë, partitë më të mëdha politike CDU/CSU dhe SPD janë dakorduar që Shtajnmaer të jetë president i ardhshëm i shtetit, funksion i cili ka kryesisht rol simbolik në sistemin politik gjerman, në të cilën detyrë kryesore e shefit të shtetit është të sigurohet unitet për temat kryesore politike dhe sociale.

Krahas anëtarëve të koalicionit qeveritar gjerman, Shtajnmaer mori mbështetje edhe prej përfaqësuesve të partive të "Gjelbërve" dhe "Demokratëve të Lirë" (FDP).

Shtajnmaer, i cili është presidenti i parë i Gjermanisë nga radhët e SPD-së që nga viti 1999, ishte ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe nga viti 2012 deri në muajin e kaluar.

Sipas anketës së edicionit javor të gazetës "Bild", 59 për qind nga gjermanët presin që Shtajnmaer të jetë i mirë, ndërsa 19 për qind besojnë se ai keq do ta ushtrojë funksionin e tij.