Hollandë: Mbyllen burgjet, është ulur numri i krimeve

Hollandë: Mbyllen burgjet, është ulur numri i krimeve

Në Hollandë vihet re mungesa e të burgosurve për shkak të rënies së numrit të krimeve. Shumë shpejtë në këtë shtet pritet që të mbyllen rreth 5 burgje, sepse ato janë bosh dhe mirëmbajtja e tyre ka një kosto shumë të lartë.

Nga ky provesi rreth 1900 punonjës burgjesh pritet që të ngelin pa punë.

Ard Van DerSteur ministër i rendit dhe drejtësisë në Hollandë deklaron se gjyqtarët japin dënime të shkurtra, ç’ka nënkupton që të burgosurit kalojnë pak kohë në burgje dhe krahas saj, ka pasur dhe rënie të numrit të krimeve.