Energjia diellore mund të magazinohet

Energjia diellore mund të magazinohet

Disa shkencëtarë kanë shpikur një metodë që do t’ju lejojë të mblidhni energjinë elektrike, duke shfrytëzuar energjinë që vjen nga diellit. Një ide interesante dhe revolucionare, edhe pse për momentin është e vështirë që të vihet në praktikë.

Energjia diellore, një nga sistemet për prodhimin e energjisë më premtuese të viteve të fundit, është një energji e pastër, e lehtë për t’u marrë, por për fat të keq nuk është një nga më efiçentet për ta përdorur. Për të patur një sasi të konsiderueshme, është e nevojshme që përdoresh sipërfaqe të mëdha paneli diellor, por ka edhe një problem për magazinimin e përgjithshëm të energjisë elektrike. Në fakt energjia që prodhohet, duhet përdorur menjëherë e nuk mund të ruhet me një anë dhe të përdoret gjatë natës, kur dielli mungon.

Megjithatë, disa shkencëtarë duket se kanë gjetur një zgjidhje vërtetë interesante, të paktën në ruajtjen e energjisë. Bëhet fjalë për një metodë ku energjia diellore, nuk do të përdoret për të krijuar energji elektrike, por një tjetër lloj energjie, energjia kimike.

Procesi është pothuajse identik me organizimin tonë, që vazhdimisht kërkon energji të prodhuar nga ushqimi. Energjia e magazinuar do të krijohet falë oksidit të ceriumit, material i përdorur përpara shumë kohësh për nevojat industriale. Ky përbërës ka aftësinë për tu lidhur me vetveten mbi 1500 gradë me molekulat e oksigjenit që lirohet më pas kur temperatura ulet. Kur oksigjeni çlirohet nga materiali dhe kthehet në ajër, çlirohet energjia e grumbulluar.

Në këtë mënyrë, energjia diellore mund të përqendrohet në një pikë të vetme për të prodhuar ngrohtësi. Kjo energji e grumbulluar mund të transportohet ose mund të lihet aty ku është; mjafton vetëm që të ulet temperatura dhe energjia nis të prodhohet. Kjo është një metodë shumë e mirë për grumbullimin e energjisë, një burim që do ta kemi gjithmonë në dispozicion.