Sulmet ajrore mbi spitalet mund të cilësohen si krim lufte, deklaroi sot zëdhënësi i Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Rupert Kolvil, njoftoi TASS.

Kombet e Bashkuara: Sulmet mbi spitalet në Siri janë krim lufte

Sulmet ajrore mbi spitalet mund të cilësohen si krim lufte, deklaroi sot zëdhënësi i Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Rupert Kolvil, njoftoi TASS.

"Nëse bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm, të planifikuar paraprakisht ndaj këtyre objekteve, kjo mund të paraqesë krim lufte", tha Rupert Kolvil. Sipas tij Komisariati i Lartë përpiqet të fitojë më shumë informacione për sulme ajrore, të kryera dje mbi spitalet dhe shkollat në Siri. "Të paktën katër spitale dhe shkolla ishin cak i sulmeve ajrore në provincat Alepo dhe Idlib" konfirmoi ai. Kolvil i dënoi sulmet dhe theksoi se nuk është sekret që aeroplanët sirianë dhe rusë kryejnë operacione intensive në rajon dhe se ata duhet ta dinë kush është përgjegjës për këto sulme. Zëdhënësi i KB-së, Ahmed Fazu deklaroi se i dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura është takuar me ministrin sirianë të Punëve të Jashtme Valid Mualem në Damask dhe ka biseduar me të për çështjen e ndërprerjes të intervenimeve ushtarake, ripërtëritjen e negociatave paqësore dhe nevojën për qasje të papengueshme deri te ndihma humanitare deri në rajonet, të cilat janë nën rrethim.

Please publish modules in offcanvas position.