N24: Fetullah Gylen, i cili plot 50 vite është një ndër figurat më të njohura dhe një ndër mendimtarët më të spikatur, gjithmonë ka qenë në shënjestër të të fortëve

N24: I moshuari i cili i dridh të fortit e Turqisë

N24: Fetullah Gylen, i cili plot 50 vite është një ndër figurat më të njohura dhe një ndër mendimtarët më të spikatur, gjithmonë ka qenë në shënjestër të të fortëve

Në lajmin e titulluar, “I moshuari i cili i dridh të fortit e Turqisë”, shkruhet se edhe pse nuk ekziston asnjë provë që Lëvizja Hizmet dhe Fetullah Gyleni, të jenë të përfshirë në ndonjë akt terroriste ndaj tyre janë hapur dy padi edhe atë në mungesë, njëra në emër të Fetullah Gylen dhe tjetra ndaj simpatizuesve të tij. Në këtë lajm shkruan se Lëvizja Gylen, ka qenë gjithmonë e dyshuar për qeveritë laike. Në vitin 2000 autoritetet turke ngritën një padi kundër Gylenit, kinse ai mundohej ta rrëzoj qeverinë me komplote islame. Mirëpo, Gyleni në vitin 1999 për shkaqe shëndetësore kishte shkuar në SHBA-të. Gjykimi i zhvilluar në mungesë ndaj tij përfundoi me pafajësi, shkruan një ndër kanalet televizive më të respektuara gjermane N24. Lajmi i njëjtë u publikua edhe në të përditshmen Nordëest-Zeitung.

Në ueb faqe gjithashtu shkruhet se Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, e akuzon ligjëruesin Fetullah Gylen dhe simpatizuesit e tij gjoja se ata kanë depërtuar në strukturat shtetërore, dhe se kanë formuar një organizatë terroriste. Për këtë shkak ai ka kërkuar edhe ekstradimin e Gylenit nga SHBA-të, mirëpo nga autoritete amerikane nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Në këtë lajm të N24, gjithashtu thuhet se simpatizuesit e Gylenit këto akuza i vlerësojnë si të pabaza.

“FILOZOFIA E LËVIZJES HIZMET ËSHTË QË T'I BASHKOJ DALLIMET”

Në edicionin e lajmeve të kanalit televiziv N24, respektivisht në lajmin që kishte të bënë me këtë ngjarje u theksua se Fetullah Gyleni, gjithmonë ka qenë në shënjestër të të fortëve, madje duke dhënë edhe një pjesë të biografisë së tij. “Fetullah Gylen lindi në vitin 1941 në fshatin Koruxhuk, të qytetit Erzurum të Turqisë, dhe në Turqi filloi të njihet para 50 vjetëve. Ai ka bashkuar veçorinë e Islamit mistik me demokracinë, arsimin dhe dialogun mes feve. Simpatizuesit e tij kanë hapur mbi 1000 shkolla, në më shumë se 100 shtete. Kurse në Turqi kanë shumë universitete, spitale, shoqata humanitare, një bankë dhe një perandori të medieve me shumë gazeta, radio dhe kanale televizive”.

“NUK MUND TË VLERËSOHET NË KATEGORINË PËR TË RËZUAR QEVERI”
Profesori Universitarë në Universitetin Houston, Prof. Helen Rose Ebaugh, i cili pohon se e njeh shumë mirë Lëvizjen Hizmet, dhe se ka hulumtuar shumë mirë financat dhe synimet e lëvizjes, theksoi se nuk ka gjetur asnjë shenjë në drejtim të akumulimit të fuqisë apo rrëzimit të ndonjë qeverie. Ebaugh gjithashtu nënvizoi se Lëvizja “Hizmet” assesi nuk mund të vlerësohet në kategorinë e lëvizjeve për të rrëzuar qeveri, por në kategoritë që i shërbejnë demokracisë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.