Këshilli i Sigurimit të KB-së e dënoi testimin raketor koreanoverior

Këshilli i Sigurimit të KB-së e dënoi testimin raketor koreanoverior

Këshilli i Sigurimit të KB-së mbrëmë ashpër e dënoi testimin e fundit raketor të Koresë Veriore.

 

Në deklaratën, që u miratua unanimisht dhe me mbështetje të Kinës, e cila është aleate kryesore e Koresë Veriore, Këshilli i Sigurimit i bëri thirrje Phenianit "me veprime konkrete të tregojë angazhim të sinqertë për heqjen e armëve bërthamore".

"Për këtë qëllim Këshilli i Sigurimit kërkon nga Koreja Veriore më të mos bëjë prova bërthamore dhe testim të raketave balistike", qëndron në kumtesën e Këshillit të Sigurimit të KB-së që paralajmëron se është i gatshëm të vendos sanksione të reja për Korenë Veriore.

Mbrëmë, Koreja Veriore njoftoi se ka kryer testim të një rakete balistike, të përshkruar si "e përshtatur të bart mbushje të madhe dhe të fuqishme bërthamore".