Tevdovski: Me buxhetin për vitin e ardhshëm ulet deficiti

Tevdovski: Me buxhetin për vitin e ardhshëm ulet deficiti

Me buxhetin për vitin 2019 është ulur deficiti buxhetori, gjegjësisht lidhja mes të ardhurave dhe të dalurave. Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm është projektuar 2.5 për qind nga BPV ose gjysmë miliardë denarë më pak në lidhje me këtë vit.

 

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, sot tha se me uljen e deficitit buxhetor do të ketë disiplinë politike, që do të kontribuojë për stabilizimin e borxhit shtetëror dhe publik në afat të mesëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat e përgjithshme në vitin 2019 janë projektuar 210.8 miliardë denarë, derisa të dalurat janë 228.5 miliardë denarë.

“Buxheti për vitin 2019 është projektuar me rritje prej 3.2 për qind të BPV-së. Pranë kësaj, Ministria e Financave ka projeksione që janë në linjë me projeksionet vjeshtore të institucioneve ndërkombëtare relevante”, tha Tevdovski.

Please publish modules in offcanvas position.