Maqedoni, tatimi progresiv nuk do të shkaktojë rritje të çmimeve

Maqedoni, tatimi progresiv nuk do të shkaktojë rritje të çmimeve

Tatimi progresiv nuk do të ndikojë në standardin e jetesës së qytetarëve, dhe nga futja e saj, nuk mund të pritet rritje të çmimeve, sepse është një taksë mbi të ardhurat që do të paguajë rreth një për qind të atyre më të pasurve, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

 

Në intervistë për “Kanal5”, ai tha se taksë progresive ka në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian ku dëshiron Maqedonia të anëtarësohet, por taksë progresive ka po ashtu edhe në SHBA.

 Ai theksoi se pret që të arrihet projeksioni për rritjen e BPV-së prej 3.2 për qind në vitin 2019, duke shtuar se kjo ka treguar edhe më herët se Ministria e Financave vazhdon me parashikimet e besueshme.

“Është mirë që ekonomia po rritet, kryesisht për sektorin privat. Vitin e kaluar paga mesatare është rritur me 5.7 për qind, rritja industriale është pothuajse gjashtë për qind, eksportet kanë normën e rritjes dyshifrore, shkalla e papunësisë ka rënë në 20.8 për qind, që do të thotë se ka rreth 14.000 vende të reja pune. E gjithë kjo tregon se ekonomia është duke ecur në një drejtim të mirë. Për këtë vit, investimet kapitale janë parashikuar në 26 miliardë denarë dhe do të zbatohen me një ritëm më të shpejtë, me çka do të ketë një pjesë më të madhe në rritjen e BPV-së”, tha Tevdovski.

Please publish modules in offcanvas position.