'Vitin e kaluar, kompanitë kanë përfituar 23.1 miliardë denarë nga kthimi i TVSH-së'

'Vitin e kaluar, kompanitë kanë përfituar 23.1 miliardë denarë nga kthimi i TVSH-së'

Ministria e Financave përmes një kumtese për media thekson se përfshirë me dhjetorin e vitit 2018, është bërë kthimi i gjithsej 23.1 miliard denarë ose 375.6 milion euro, ajo është për 3.7 miliardë denarë ose 60 milion euro më shumë në krahasim me vitin e kalua rose diku rreth 19.3% më shumë.

 

Për kthim të rregullt dhe në mënyrë automatike të TVSH-së ndaj kompanive për pagesë të tatimit dhe ndaj të gjithë tatimpaguesve, Drejtoria për të Ardhurat Publike ka bërë tashmë edhe modelin automatik për kthim dhe mbledhje të tatimit.

 “Me mënyrën e shpejtë dhe joselektive të kthimit të TVSH-së ndaj kompanive, përmirësohet likuditeti i ekonomisë e me këtë edhe stimulohen investimet, hapja e kapaciteteve të reja dhe vende të reja të punës”, vlerëson zv.ministrja e Financave, Shiret Elezi.

Modeli për kthim dhe mbledhje automatike është pjesë e aktiviteteve të ndërmarra nga ana e Ministrisë së Financës dhe organeve e drejtorive në kuadër të saj, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të cilat ofrohen ndaj qytetarëve dhe kompanive.

Please publish modules in offcanvas position.