Tevdovski: Implementuam shumë rekomandime të KE-së për reforma ekonomike

Tevdovski: Implementuam shumë rekomandime të KE-së për reforma ekonomike

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili në Lubjanë merr pjesë në konferencën “Drejt reformave të përmirësuara strukturore dhe kornizave fiskale”, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është lider ndër vendet e rajonit në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian për realizimin e Programit për reforma ekonomike.

“Vitin e kaluar, implementuam shumë rekomandime nga të gjitha vendet aspiratne për hyrje në BE. Vjet ishim më të mirë me 54,4 për qind të realizimit. Për momentin, përqindja e realizimit të aktiviteteve të dakorduara është 65 për qind. Jemi të sigurt se trendi i tillë do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim dhe se dialogu me Komisionin Evropian do të jetë një nxitje për të ardhur deri në zgjidhjet më të mira për vendin”, ka thënë Tevdovski.

Në konferencë, siç kumtoi Ministria e Financave, është theksuar se në procesin e inkuadrimit ndaj BE-së, ekonomitë e vendeve – aspirannte duhet të bëhen mjaftë vitale për t’i mbajtur presionet konkurruese të tregut të vetëm të BE-së. Si sfera më të rëndësishme të cilat duhet të përforcohen u theksuan menaxhimi ekonomik, konkurrenca dhe tregtia, ndërsa instrumente kyçe të politikës në këtë proces janë rekomandimet për reformat ekonomike, duke i përfshirë reformat strukturore, me qëllim që të nxitet rritja dhe konkurrenca dhe njëkohësisht të sigurohet disiplina fiskale dhe qëndrueshmëria.

Tevdovski u përqendrua edhe në reformat e realizuara në sferën e sistemit pensional, tatimet, në zbatimin e politikave të shëndosha fiskale dhe në transparencën gjatë shpenzimit të parave publike. Theksoi se borxhi publik është vënë nën kontroll dhe se është përforcuar disiplina fiskale.

“Nga viti 2008 deri në vitin 2016 borxhi është rritur me shpejtësi – praktikisht është ndarë nga 23,3 për qind në 48,8 për qind nga BPV-ja. Në fund të vitit 2018, borxhi publik është në nivel të njëjtë me vitin 2016. Prandaj me të drejtë mund të themi se nëse më herët kemi pasur borxh publik me rritje të shpejtë – jashtë kontrollit, tani ai është stabilizuar dhe është nën kontroll”, theksoi Tevdovski.

Në panelin në të cilin merr pjesë Tevdovski, janë të pranishëm është ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Kenan Hrapoviq, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Erjon Luçi, koordinuesi për Programet për reforma ekonomike të BeH-së, Zoran Zhelko dhe Irena Dërmezh nga Ministria e Financave të Sllovenisë. Kryesues është Andreas Papdopulos nga Drejtoria e përgjithshme e KE-së për zgjerim.

Përgatitja e Programit për zhvillim ekonomik është koordinuar nga ana e Ministrisë së Financave, ndërsa dorëzohet deri tek KE-ja pas miratimit të tij, më së voni deri më 31 janar. Më pas ai vlerësohet përmes misioneve vlerësuese në vend nga ana e KE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Eurostat, pas çka fillon dialogu në kuadër të Këshillit të BE-së. Procesi përfundon me sjelljen e konkludimeve të përbashkëta në bazë të vlerësimit të Programit për reforma ekonomike dhe jepen rekomandime për përmirësimin e politikës makroekonomike të vendit, menaxhimit me financat publike dhe cilësinë e reformave strukturore. 

Please publish modules in offcanvas position.