Maqedoni, rritje e BPV-së prej 3.7 për qind në çerekun e fundit të vitit 2018

Maqedoni, rritje e BPV-së prej 3.7 për qind në çerekun e fundit të vitit 2018

Bruto prodhimi vendor (BPV) në tremujorin e katërt të vitit 2018 është rritur për 3,7 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

 

Rritje më e madhe është vërejtur në sektoret: ndërtimtari për 19.6 për qind, art, argëtim dhe rekreim, veprimtari tjera shërbyese, veprimtari të amvisërive si punëdhënësit, veprimtari të amvisërive të cilat prodhojnë mallra të ndryshëm dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevoja personale prej 14.0 për qind; tregti me shumicë dhe pakicë, rregullimi i automjeteve dhe motoçikletave, transport dhe deponim, objekte për akomodim dhe veprimtari servisuese me ushqim prej 7,9 për qind.

 Konsumi final i amvisërive, duke i përfshirë edhe institucionet joprofitabile të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në mënyrë nominale shënon rritje prej 6.3 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e bruto prodhimit vendor arrin 62.4 për qind.

Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 23.0 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve për 21.5 për qind.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.