Angjushev nga Berlini: Ligji i ri për energjetikë i hapë dyert për prodhim të energjisë nga BRE

Angjushev nga Berlini: Ligji i ri për energjetikë i hapë dyert për prodhim të energjisë nga BRE

Me sjelljen e Ligjit të ri për energjetikë hapen shumë mundësi për Maqedoninë e Veriut dhe gjerësisht hapen dyert për investime të reja në sektorin energjetik, posaçërisht për prodhim nga burime ripërtëritëse të energjisë (BRE), porositi sot nga Berlini zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

 

“Nga burimet ripërtëritëse, deri më tani në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë instaluar rreth 72 megavat nga hidroelektrana të vogla, 17 megavat nga elektranat fotovoltaike dhe 36 megavat nga elektranat me erë, që është relativisht pjesëmarrje e vogël e burimeve ripërtëritëse në krahasim me vendet e zhvilluara. Me ligjin e ri për energjetikë mundësohet ndërtimi i elektranave të reja nga burimet ripërtëritëse. Plani është të ndërtohen centrale fotovoltaike me fuqi instalimi prej 200 megavatëve në disa vitet në vijim”, deklaroi Angjushev në hapjen solemne të “Dialogut berlinez për tranzicion energjetik”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare energjetike, ku marrin pjesë përfaqësues të politikës, sektorit energjetik dhe biznesi nga mbi 50 vende.

Zëvendëskryeministri shtoi se me ndërtimin e mundshëm të hidrocentralit “Çebren”, dukshëm do të rritet prodhimi i energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse.

Në hapjen solemne të Forumit, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas, i cili është një ndër bashkëorganizuesit, theksoi se në këtë moment më shumë se një miliardë njerëz në botë akoma nuk kanë qasje drejt energjisë elektrike, ndërkaq që rritja e prodhimtarisë nga buriemt ripërtëritëse mund ta ulë atë numër.

Ministri gjerman për Ekonomi dhe Energjetikë, Peter Altmajer foli për procesin e tranzicionit energjetik në vend, me ç’rast ceki se Gjermania, si gjigant industrial, për disa dekada mund ta ndryshojë pasqyrën energjetike, përmes transicionit energjetik, e më pas ta ruajë konkurrencën në tregun botëror.

Në Forumin energjetik në Berlin, përveç zëvendëskryeministrit Angjushev, po merr pjesë edhe drejtori i ELEM-it, Dragan Minovski.

Please publish modules in offcanvas position.