Ministri i Financave,  Tevdovski në “Bush School of Government” në Teksas do të flasë për përparimin e vendit

Ministri i Financave, Tevdovski në “Bush School of Government” në Teksas do të flasë për përparimin e vendit

 Ministri i Financave Dragan Tevdovski sot do të flasë në “Bush School  of Government and Public Service”, në Universitetin A&M në Teksas. Bëhet fjalë, kumtojnë nga Ministria e Financave, për një prej shkollave më të vlerësuara në SHBA për administratën publike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë të jashtme.

Tema në të cilën do të mbajë fjalim Tevdovski ka të bëjë me progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pse ai është i rëndësishëm për Perëndimin. Në kuadër të temës,  se si vendi i burimit të jostabilitetit mund të jetë shembull pozitiv për zgjidhjen e konfliktit, ministri do t’u referohet edhe sfidave për shfrytëzimin e momentit të volitshëm për t’u rritur zhvillimi ekonomik dhe ngritja e standardit. Tevdovski në “Bush School of Government” në Teksas po ashtu do të flasë për përparimin e vendit . Prandaj kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit tonë, si dhe reformat dhe rezistencat që i bën në drejtim të integrimeve euroatlantike dhe zhvillimeve ekonomike

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.