Angjushev: Gjermania është partner i jonë i parë tregtar, punojmë në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik

Angjushev: Gjermania është partner i jonë i parë tregtar, punojmë në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev krahas prezencës së aktiviteteve të ditës së dytë të Forumit energjetik “Dialogu i Berlinit për tranzicion energjetik” sot ka realizuar më shumë takime pune në Berlin.

 

Angjushev, siç ka informuar Kabineti i tij, ka realizuar takim më Valter Defën, këshilltar special i nominuar nga Qeveria i angazhuar për mbështetje dhe planifikim e realizim të politikave ekonomike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në takim është diskutuar për prioritete strategjike të Qeverisë në drejtim të zhvillimit më të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Roli i Defës si profesionist me përvojë të gjatë në KE është të ndihmojë në modifikimin e strategjive qeveritare, politika dhe projekte për harmonizimin me standardet dhe rregullat evropiane si pjesë e reformave në procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri mëngjesin e sotëm është takuar me sekretarin shtetëror parlamentar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, Tomas Barajs dhe me bashkëkryesuesin e Komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Helge Tolksdorf.

“Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për aktivitete në kuadër të Komitetit të përzier, interesin e kompanive gjermane për investime në industri dhe sektorin energjetik. Në takim është konkluduar se me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ose masave nga Plani për rritje ekonomike mundësohet mbështetje serioze për industrinë, zhvillimin teknologjik dhe inovacionit, me këtë edhe konkurrencë më e madhe në ekonominë e Maqedonisë Veriore, derisa përmes Ligjit të ri për energjetikë hapen mundësi të reja për investime në burime të rinovueshme të energjisë me çka do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe pavarësimit më të madh energjetik, thuhet në kumtesën e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Angjushev.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.