Kompani nga Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Shqipëria të interesuara për bashkëpunim me kompani vendore

Kompani nga Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Shqipëria të interesuara për bashkëpunim me kompani vendore

Kompani nga Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Shqipëria, janë të interesuara për bashkëpunim afarist me kompani nga Maqedonia e Veriut. Sot në forumin afarist në Manastir, organizuar nga Instituti Gaus-Manastir në bashkëpunim me Odën rajonale ekonomike – Manastir, i promovuan potencialet e veta dhe pritet vendosja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë.

 

Instituti Gaus-Manastir në bashkëpunim me Odën rajonale ekonomike-Manastir, në forum ndërkombëtar që sot u mbajt në këtë qytet promovuan projekt inovativ në funksion të rreth 1.200 kompanive nga Qiproja, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria.

“Kompani nga Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Shqipëria, janë të interesuara për bashkëpunim afarist me kompani nga Maqedonia e Veriut, dhe prandaj ato sot u prezantuan para opinionit afarist manastiras. Ndërmarrjet mysafire janë nga sfera të ndryshme, industria e TI-së, bujqësia dhe industria e ushqimit, industria përpunuese, paketimi, shërbimet afariste dhe investimet. Kjo ngjarje është mundësi e shkëlqyeshme që drejtpërdrejt të analizohen pikat e fuqishme dhe të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet për bashkëpunim afarist në rajon, Ballkan dhe Mesdhe”, deklaroi Igor Nedellkovski, themelues i Institutit Gaus-Manastir.

Sipas Nikollas Jordanu, përfaqësues i Odës rajonale ekonomike në Limasol-Qipro, projekti i mbështetur nga BE-ja do të mundësojë vlerë shtesë të biznesit tek shtetet pjesëmarrëse në këtë projekt.

“Dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin me kompanitë në Manastir. Këtu në Manastir kemi përfaqësues të industrisë së ushqimit të cilët janë të gatshëm për bashkëpunim dhe performansë në tregje të përbashkëta. Dëshirojmë bashkarisht të punojmë në mënyrë që të kemi mbështetje evropiane”, theksoi mysafiri nga Qiproja, Jordanu.

Në forumin e biznesit në Manastir u promovua projekti në funksion të rreth 1.200 kompanive nga Qiproja, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria. Me implementimin e projektit dobi do të kenë bashkësitë lokale, do të sigurohen oferta më cilësore për punësime të reja dhe do të vendosen partneritete të reja afariste.

Please publish modules in offcanvas position.