Sugareski: I kemi investuar mbi një miliardë euro në infrastrukturë, kompanitë franceze janë të mirëseardhura

Sugareski: I kemi investuar mbi një miliardë euro në infrastrukturë, kompanitë franceze janë të mirëseardhura

Projektet infrastrukturore të cilat realizohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut me theks në projektet në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore ishin tema të takimit të sotëm të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski me ambasadorin francez, Kristian Timonie dhe përfaqësuesit e Agjencisë për zhvillimin e Francës të obliguar për Ballkanin.

 

Siç informojnë nga Ministria e Transportit, ministri Sugareski i paralajmëroi projektet për ndërtimin e hekurudhës në Korridorin 8, si edhe planet për zhvillimin e rrjetit rrugor në vend. Ai potencoi se në vijim është cikli investues mbi një miliardë euro dhe u bëri thirrje të gjitha kompanive të interesuara nga Franca të cilat punojnë në pjesën e transportit të marrin pjesë në thirrjet publike për realizimin e investimeve kapitale.

“Sot kam realizuar takim me ambasadorin dhe përfaqësues të AFD për Ballkanin. Kemi biseduar për projektet të cilat i kemi realizuar në pjesën e infrastrukturës, i kam informuar kolegët nga Franca se i kemi investuar mbi një miliardë euro në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave. Gjithashtu ju kam bërë thirrje të gjitha kompanive të interesuara nga Franca të marrin pjesë në thirrjet publike të cilat i kemi publikuar në periudhën e ardhshme për realizimin e të gjitha projekteve të planifikuara. Shpresoj se do të kemi bashkëpunim të mirë”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Sugareski.

Please publish modules in offcanvas position.