Tevdovski: 420 milion dollarë të miratuara nga BB do të mundësojnë rritje të drejtë

Tevdovski: 420 milion dollarë të miratuara nga BB do të mundësojnë rritje të drejtë

Ministri i Financave Dragan Tevdovski e përshëndeti sjelljen e korrnizës për partneritet dhe vlerësoi se Banka Botërore është partneri ynë në zhvillimin dhe përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve.

“Me këto mjete do të përkrahen projektet  që do t’i përmirësojnë  kushtet për jetesë të qytetarëve dhe do të arrihet  rritje e drejtë. Ajo do të realizohet përmes  investimit në infrastrukturë më të mirë, klimë më të mirë afariste, arsimim më të mirë dhe projekte tjera të cilat prodhojnë  rritje më të madhe ekonomike”, thotë Tevdovski.

Bordi i drejtorëve ekzekutiv  të Bankës Botërore e miratoi  korrnizën katër vjeçare për partneritet me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila përmban projekte në vlerë prej rreth 420 milion dollarë. Përmes këtyre projekteve  do të mbështetet ndërtimi i infrastrukturës, ivestimi i kapitalit njerëzor dhe fiskal, dhe qëndrueshmëria e mjedisit jetësor.

Projektet janë ndarë në tre fusha. Fusha e parë do ta përmirësojë  rrumbullaksimin afarist  për sektor privat më konkurent. Ajo do të realizohet përmes investimeve në infrastrukturë me të cilat do të përmirësohet  lidhshmëria. Gjithashtu,  janë parashikuar projekte për ngritje të konkurencës dhe inovativitetit të firmave.

Projektet nga fusha e dytë do ta përkrahin  zhvillimin e kapitalit njerëzor,  përmes investimeve  në arsim, sigurimin e qasjes më të mirë  deri te shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen e pjesëmarrjes më inkluzive  në tregjet e punës.

Fusha e tretë ka të bëjë me projektet për përforcim të menaxhimit me financat publike dhe qëndrueshmërinë më të madhe të burimeve energjetike.

Si pjesë e korrnizës për partneritet me vendin, është edhe projekti me Korporatën financiare ndërkombëtare (IFC), të cilën ministri i Financave Tevdovski e dakordoi  në suaza të Takimeve pranverore, ndërsa ka të bëjë me lidhshmërinë  e kompanive vendore  me investitorët e huaj.

Njëra nga projektet e korrnizës ishte miratuar dje  nga Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore. Bëhet fjalë për projektin  e lehtësimit të tregtisë dhe transportit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo do ta lehtësojë tregtimin  në rajon dhe do t’i zvogëlojë shpenzimet për firmat. Bëhet fjalë për projekt në vlerë të tërësishme prej  140 milion dollarë,  prej të cilave faza e parë është 90 milion dollarë. Pjesa e Republikës së Maqedonisë së Veriut në projekt është  30 milion dollarë. Është vlerësuar se përmes  këtij projekti  shpenzimet eksportuese dhe importuese për firmat do të zvogëlohen  për rreth 10 për qind. 

Please publish modules in offcanvas position.